Bastisja në “Telekom”, policia i dërgon 4 zyrtarë në stacion për t’i intervistuar

Pas bastisjes së zyrave të “Telekomit” nga Policia e Kosovës, katër persona janë shoqëruar në stacion, të cilët janë duke u intervistuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “lidhje e kontratës së dëmshme”.
“Sot më 6.3.2020 rreth orës 09:00 Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti Special Antikorrupsion (Task Forca Antikorrupsion), bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka realizuar një operacion policor në ‘elekomin’e Kosovës, nën dyshimin për ‘eqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘lidhje e kontratës së dëmshme’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Operacioni policor ka përfshirë bastisjen e katër zyrave të “Telekomit” të Kosovës, zyrat qendrore në Prishtinë, me qëllim të gjetjes së provave materiale lidhur me dyshimet e ngritura rreth nënshkrimit të një kontrate në dhjetor të vitit 2019, ku dyshohet se buxheti i “Telekomit” të Kosovës është dëmtuar me një shumë prej mbi njëqind mijë (100,000.00) eurosh.
Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në polici katër (4) persona, të cilët janë duke u intervistuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “lidhje e kontratës së dëmshme”’.
Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione ka sekuestruar disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin si dokumentacione, pajisje elektronike, celularë etj., dëshmi të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore.
Të gjitha veprimet e mëtejshme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent të rastit.