19:11 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bastisje kishte edhe në lagjen “Marigona”

Prokuroria e Gjermanisë e Landit Saarland bashkë me prokurorinë kosovare janë duke kryer disa bastisje në disa qendra të ashtuquajtura ‘Call Center’ në Prishtine dhe Ferizaj.

Hetimet kanë filluar në drejtim të veprës penale “Mashtrim” të Kodit Penal gjerman dhe ‘Shpërlarje parash’.

Në këto foto të Indeksonline mund të shihni pamje të aksionit në lagjen ‘Marigona’ në Prishtinë.

Siç shihet në këto fotografi, Policia po kryen bastisje në këtë lagje.

Për operacionin në fjalë Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht duke theksuar se në të po marrin pjesë edhe afro 14 policë gjermanë./Indeksonline/