75 Mall Live Search
09:43 / E Mërkurë, 15 Qershor 2022 / k.v

Bastisje në Ferizaj/ Policia sekuestron kokainë e mariuhanë, arrestohet një person

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar pasi në shtëpinë dhe lokalin e tij, ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, raporton IndeksOnline.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Besim Rexhepi” ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Gjatë kontrollit në lokalin dhe shtëpinë të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:  disa paketime me substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 5.94 gram, 31.02 gram kokainë, dy  peshore digjitale,  tetë qese najloni të zbrazura, një telefon  dhe  90 € kesh para”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti është në procedurë hetimore./IndeksOnline/