75 Mall Live Search
22:29 / E Premte, 07 Janar 2022 / MSH

Bastisje në fshatin Zakut të Podujevës, sekuestrohet një armë zjarri

Stacioni Policor në Podujevë ka bastisur sot një shtëpi në fshatin Zakut, ku edhe ka sekuestruar një armë zjarri.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmeti, aksioni është kryer pas pranimit të një informate se një i dyshuar posedonte armë zjarri.

“Personit të dyshuar: -A.Th, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: -një armë zjarri (Zoraki) Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ka deklaruar Ahmeti.