16:26 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Bastisje në këtë pjesë të Kosovës, arrestohet i dyshuari për armë

Pas një pune operative në terren, drejtoria rajonale e Policisë në Prizren nga hetues të Stacionit Policor “Veriu” kanë arritur të sigurojnë informacione të besueshme se një i dyshuar i kishte të fshehura disa armë në një “auto servis” në Arbanë.

Rreth orës 12:00, hetuesit dhe krim teknikët kanë kryer bastisje me ç ‘rast poseduesi i armëve vullnetarisht i ka dorëzuar policisë:

Një kallashnikov me numër serik 013467-84 Një pistoletë “Zastava” me numër serikC-211379

Një pistoletë “SIG” me numër serik 002548 Një revolver gjerman me numër serik R34922911 dhe 248 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor. Në vazhdim keni një foto të armëve të sekuetruara./Indeksonline/