75 Mall Live Search
12:44 / E Hënë, 05 Korrik 2021 / k.v

Bastisje në Llapashticë e Epërme, konfiskohet një AK-47

Përmes rrugëve operative, Policia në Podujevë ka pranuar një informatë se personi i dyshuar E.M., nga fshati Llapashticë e Epërme, posedon armë pa leje në shtëpi.

Sot Prokuroria ka pranuar urdhrin nga Gjykata për të kontrolluar shtëpinë ë të dyshuarit.

“Është bërë kontrolla e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij dhe në dhomën e fjetjes, nën shtratin e gjumit është gjetur arma automatike AK-47 me një karikator të zbarzur. Arma është sekuestruar me listën mbi marrjen e përkohshme të gjësendeve, kurse i dyshuari është sjellë në stacion dhe është intervistuar”, kanë thënë burimet e IndeksOnline brenda policisë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/