Bastisje në një shtëpi në Kamenicë, policia gjen vazo me kanabis

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në afërsi të shtëpise I janë gjetur të mjellura bimë narkotike.
Sipas policisë, janë gjetur katër vazo me 8 copë bimë narkotike të llojit ,, Kanabis Sativa’’ dhe një sasi marihuanë në peshë 1 gram.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Kamenicë/ 14.08.2024-09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit-bastisjes në afërsi të shtëpisë tij i janë gjetur katër vazo me 8 copë bimë narkotike të llojit ,, Kanabis Sativa’’ dhe një sasi marihuanë në peshë 1 gram. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/