75 Mall Live Search
17:19 / E Diele, 11 Korrik 2021 / AR

Bastisje në Obiliq, sekuestrohet AK47

Më datë 10.07.2021, në orët e mbrëmjes stacioni policor i Obiliqit ka zhvilluar një operacion bastisjeje në fshatin Bakshi të komunës së Obiliqit me ç’ rast ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:

  • Një  armë automatike AK47,
  • Një karikator të armës automatike AK47,
  • Pesë copë fishek të kalibrit 7.62.

Kjo bastisje ka ardhur si rezultat i një rasti kanosjeje të denoncuar të njëjtën ditë në stacionin policor në Obiliq, me ç’ rast hetuesit kanë zgjeruar rrethin e hetimit që ka rezultuar me bastisjen dhe sekuestrimin e armës.

Ndaj të dyshuarit;

  • A. G, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, 

është iniciuar rasti për kanosje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Se këndejmi sigurojmë qytetarët se strukturat policore të Drejtorisë Rajonale të  Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në to.