10:58 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Bastisje në Pejë: Arrestohet një person për mashtrim me viza pune

Në Pejë është bërë bastisja e dy lokacioneve dhe e një shtëpie private me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore për dyshimin me mashtrim të vizave me qytetarë të Kosovës.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme si: kontrata fiktive mashtruese në emër të disa shtetaseve të R. Kosovës, kartela bankare, letra të dyshuara, një lap top, dy fllash diska etj.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka mashtruar 36 qytetarë të Kosovës duke ua marrë 11000 (njëmbëdhjetë mijë euro) në emër të kontratave fiktive për t’iu siguruar viza pune.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/