75 Mall Live Search
09:11 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / F.R

Bastisje në Podujevë: Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari, gjendet armë, drogë dhe pajisje të dyshimta

Njësitet policore kanë realizuar një bastisje në një shtëpi në Podujevë, në kërkim të një personi ndaj të cilit kishte urdhër-arrest aktiv. Megjithatë, i dyshuari, mashkull kosovar, ka arritur të largohet para se të arrestohej.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar:

  • Një armë të gjatë
  • Një pistoletë
  • Katër karikatorë
  • Dy thika dhe një brisk
  • Dy fishekë
  • Pajisje për pastrim të armës
  • Substancë narkotike në sasi prej 7.60 gramësh
  • Dy mullinj për bluarje

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

“Podujevë  17.10.2025 – 12:50.  Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i cili kishte urdhër-arrest aktiv, (por kishte arritur të largohet) gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë, një pistoletë, 2-thika dhe 1-brisk, 4-karikatorë, 2-fishekë, pajisje për pastrim arme, substancë narkotike 7.60 gramë, 2- mulli për bluarje. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/