75 Mall Live Search
12:02 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / k.v

Bastisje në Prishtinë e Ferizaj, kompanitë dyshohen se mashtruan qytetarët

Policia e Kosovës është duke bastisur zyrat e disa kompanive private në lagjen “Pejton” të Prishtinës dhe në Ferizaj.

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë punën e tyre sipas kërkesës së Gjykatës kompetente.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt, andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, ka deklaruar Kelani./IndeksOnline/