75 Mall Live Search
09:40 / E Enjte, 16 Prill 2026 / KV

Bastisje në Prishtinë/ Policia sekuestron marihuanë dhe arreston dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksion të zhvilluar në rrugën “Don Shtefan Kurti” në Prishtinë, ku janë sekuestruar substanca narkotike dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për shpërndarje, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, të mërkuren rreth orës 23:30, njësitë relevante gjatë bastisjes në banesën e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë kanë gjetur dhe konfiskuar 69 qese plastike me gjithsej 126.12 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, si dhe një peshore digjitale.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin, lënda është proceduar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për një rast tjetër, ndërsa hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë./IndeksOnline/