75 Mall Live Search
09:55 / E Premte, 30 Shtator 2022 / k.v

Bastisje në Prizren/ Policia gjen pesë qese me drogë, pranga të dyshuarit

Është arrestuar një person në Prizren pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 5 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme 160.34 gramë.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe disa kavanozë, klima dhe një termostat që dyshohet se janë përdorur për të kultivuar bimë narkotike.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa me rastin po merren hetuesit./IndeksOnline/