16:13 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Bastisje në Skenderaj, konfiskohen tri armë [Foto]

Policia në Skenderaj, në orët e paradites së sotme, në tri lokacione të ndryshme në fshatin Llaushë ka realizuar bastisje dhe ka konfiskuar tri armë.

Bastisjet janë realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Skenderaj, me ç’rast si rezultat i bastisjeve në tri lokacione të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar tri armë të llojeve të ndryshme.

Përkatësisht janë konfiskuar: një pushkë automatike, një pushkë gjuetie, një pistoletë, dhe mbi 50 copë fishekë te kalibrave te ndryshëm.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për vepër penale ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armë’ dhe ‘përdorim i armës’. /Indeksonline/