75 Mall Live Search
09:10 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / KV

Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron tri armë zjarri

Policia mbi dyshime të bazuara, ka realizuar një bastisje në një lokacion në Skenderaj.

Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri.

Lidhur me rastin, është arrestuar një person i dyshuar, i cili dyshohet se në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2025 ka shtënë me armë zjarri në Skenderaj.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale: “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.