75 Mall Live Search
15:47 / E Hënë, 05 Maj 2025 / L A

Bastoni: Lamine Yamal është lojtari më i mirë me të cilin jam përballur

Ka mbetur edhe një ditë nga ndeshja e kthimit të gjysmëfinales së Champions League mes Interit dhe Barcelonës.

Në konferencën për shtyp para kësaj ndeshje, ka folur mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni.

Ai në këtë konferencë ka lavdëruar yllin 17-vjeçar, Lamine Yamal, duke e cilësuar atë si lojtarin më të mirë në të cilin është ballafaquar.

“Lamine Yamal? Ai është lojtari më i mirë që kam përballur ndonjëherë. U mahnita nga niveli që ka arritur dhe, për shkak të aftësisë së tij për të krijuar raste, ai është më i miri”, u shpreh Bastoni.

Kujtojmë se ndeshja mes Interit dhe Barcelonës, do të zhvillohet nesër në “San Siro”, me fillim në orën 21:00./IndeksOnline/