Bastoni merr mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët e Interit
Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët, teksa rreth 75 mijë të pranishëm u ngritën në këmbë për ta duartrokitur në ndeshjen ndaj Romës.
Kjo ovacion i fuqishëm vjen vetëm pak ditë pas humbjes së Italisë ndaj Bosnjës, një rezultat që i kushtoi “Azzurrëve” mungesën në Kupën e Botës. Bastoni ishte në qendër të kritikave, duke u konsideruar nga shumë si një nga fajtorët kryesorë për eliminimin.
Megjithatë, tifozët e Interit kanë zgjedhur ta mbështesin mbrojtësin e tyre në një moment të vështirë, duke dërguar një mesazh të qartë besimi dhe solidariteti nga tribunat./Indeksonline/

