18:36 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ndeshja me Ishujt Faroe: Bastoret nxjerrin favorit Kosovën

Nesër zhvillohet ndeshja mes Ishujve Faroe dhe Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Fal formës së mirë të treguar, Kosova po cilësohet si favoritë për ta fituar këtë ndeshje. Këtë e thonë edhe kuotat e bastoreve ndërkombëtare, ku të gjitha e nxjerrin Kosovën favorit, transmeton Indeksonline.

Ky favorizim vjen edhe duke e parë formën e dobët të kombëtares së Ishujve Faroe, ku në dy ndeshjet e fundit nuk kanë arritur të fitojnë dhe as të shënojnë gol.

Në foton e mëposhtme mund t’i shikoni kuotat e disa bastoreve ndërkombëtare për ndeshjen e nesërme./Indeksonline/