17:51 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Bastorja e famshme evropiane favorizon bindshëm Anglinë

Kompania e madhe angleze e basteve, Bet365 nuk i ka dhënë fare gjasa Kosovës për një fitore nesër mbrëma ndaj Anglisë.

Të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin e Southampton do të luhet ndeshja kryesore e dy të parave në grupin A, Anglisë dhe Kosovës.

Të dyja përfaqësueset vijnë nga fitoret e arritura në fundjavë ndaj Republikës Çeke, respektivisht Bullgarisë, ndërsa janë të pamposhtura në këto kualifikuese, shkruan Indeksonline.

Kompania e basteve, Bet365 i ka dhënë një koeficient jashtëzakonisht të vogël Anglisë për të fituar, 1.083, ndërsa fitoren e mundshme të Kosovës e ka llogaritur me 29 euro, e barazimin eventual me kuotën prej 15 euro./Indeksonline/