Batataina takohet me Mirlind Dakun, e përcjell te skuadra e re

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ditën e sotme është takuar me futbollistin Mirlind Daku, dhe e ka përcjellë për tek skuadra e re.
Daku pritet të transferohet te skuadra e Rubin Kazanit dhe do të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me klubin rus, shkruan IndeksOnline.
Batatina tha se gjatë takimit të sotëm përshëndetës ishte i emocionuar.
Ai i ka uruar Dakut suksese në karrierë dhe shpreson që shumë shpejt të bëj hapin tjetër tek një skuadër edhe më e madhe evropiane./IndeksOnline/