16:26 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Batatina: Çdo minutë i qëndrimit të Agim Ademit në FFK e dëmton rëndë reputacionin e futbollit tonë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar edhe njëherë pas konfirmimit të gjykatës së apelit pas konfirmimit të gjykatës së apelit për dënimin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Dje Gjykata e Apelit e ka konfirmuar edhe njëherë dënimin me 9 muaj burg efektiv për Agim Ademin, ndërsa sot Batatina nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ka akuzuar edhe më tutje të parin e FFK-së, si dhe është shprehur se askush nuk ka të drejtë të shkatërroj punën e madhe të Fadil Vokrrit.

“Futbolli ynë nuk guxon të sanksionohet për shkak të veprave kriminale të askujt. Askush nuk ka të

drejtë të shkatërroj punën e madhe të Legjendës Fadil Vokrri. Për veprat kriminale të vërtetuara në dy

instanca gjyqësore nuk duhet të penalizohet futbolli ynë. Çdo minutë i qëndrimit të Agim Ademit në

FFK e dëmton rëndë reputacionin e futbollit tonë. Delegatët e FFK-së duhet të mendojnë mirë se

kënd do ta votojnë për Kryetar të FFK-së”, ka shkruar Batatina.