Batatina: Drita nuk e meritoi fitoren, nuk bëri asgjë

Drita sot ka shënuar një fitore të rëndësishme në garën për titullin kampion.
”Intelektualët” mposhtën skuadrën e Llapit me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se Drita nuk e meritoi fitoren.
”Kishim mungesa dhe ra loja. Drita nuk bëri asgjë, por ne ia mundësuam atyre fitoren, pasi nuk shënuan nga penalltia. Lojtarët kryesorë munguan, por kjo ishte pika jonë e dobët.
Ne nuk ishim efikas në finalizim, Kurtaj nuk i bëri krosimet si duhet, kur nuk arrin të shënosh është vështirë të fitosh ndeshjen. Drita u mbrojt me të gjitha forcat që të mos barazohet rezultati”, tha Batatina për Art Sport./IndeksOnline/