75 Mall Live Search
15:57 / E Premte, 18 Shkurt 2022 / MSH

Batatina e Emini optimistë para derbit me Dritën

Kryetrajneri i skuadrës “Llapi”, Tahir Batatina dhe zëvendëskapiteni, Benjamin Emini, një ditë para ndeshjes derbi me Dritën janë paraqitur në konferencë për media.

Fillimisht për përshtypjet para ndeshjes foli kryetrajneri Batatina i cili theksoi se ndeshja ndaj Dritës ka një përshtypje të veçantë.

“Djelmoshat janë të motivuar maksimalisht. Do ta bëjmë maksimumin. Kemi arritur të marrim fitore në ndeshjen për Kupë ndaj Ferizajt dhe në kampionat ndaj Ulpianës. Nuk kemi presion, do të shohim si do shkoj ndeshja, por ne jemi të motivuar për të dhënë gjithçka nga vetja”, tha ai.

Më pas edhe Emini tregoi përshtypjet e para në prag të ndeshjes.

“E dimë që Drita ka një ekip shumë cilësore. Besoj që do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv”, tha ai.

Ndër tjerash, kryetrajneri Batatina ka vlerësuar cilësitë e Dritës megjithatë beson në kualitetin e ekipit të tyre.

“Ndeshje shumë e rëndësishme për ne. E dimë që Drita ka një skuadër cilësore e cila ka lojtarë cilësor brenda grupit por edhe ne kemi një skuadër shumë cilësore ku kemi kualitet dhe cilësi brenda ekipit”, tha ai.

Po ashtu, lajm pozitiv për trajnerin Batatina është rikthimi i sulmuesit ganes, Latif Amadu për të cilin ai theksoi se do jetë ndihmesë e madhe për ekipin.