75 Mall Live Search
19:44 / E Diele, 28 Gusht 2022 / C E

Batatina e gjen ‘fajin’ për humbjen ndaj Prishtinës: Lodhja ka qenë arsyeja kryesore

Prishtina ka triumfuar ndaj Llapit, me rezultat 2-1, në kuadër të javës së katërt në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili thotë se shkaku i humbjes ishte lodhja.

Pjesën e dytë e dominuam, realizuam një gol. Sot na ka penalizuar lodhja me Dukagjini. Do ta shohim Prishtinën me Dritën gjatë kësaj jave”, thotë Batatina.

Lodhja ka qenë arsyeja kryesore, djemtë bënë maksimumin. Në pjesën e dytë rrezikuam, por pa gjetur golin e dytë. Mendoj që skuadra dita ditës po vjen duk e marrë formën e vet”.

Ai thotë se disa skuadra po favorizohen, derisa përmendi se Prishtina ka pushuar.

Prishtina ka pushuar gjatë mesjavës, disa skuadra po favorizohen”.

Duhet ose t’i shtyjmë krejt ndeshjet, ose të luhet me krejt ekipet, pa përfshirë Ballkanin, meqë ka luajtur në Evropë”, ka thënë Batatina.

Batatina potencoi se Drita dhe Prishtina gjetur pretekst për të pushuar.

Drita me Prishtinën që nuk kanë luajtur nuk ka pasë arsye. Kanë gjetur pretekst për të pushuar”.

Ndryshe, ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës është shtyrë, pasi në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të luante Ballkani me Shkupin në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës.