Batatina e konfirmon transferimin e Krasniqit në skuadrën e re
Ilir Krasniqi po bëhet me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës pritet të transferohet te skuadra e Polissya, shkruan Indeksonline
25-vjeçari i cili është pjesë e Kolos-it pritet të zyrtartizohet së shpejti te skuadra e tij e re dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
“Urime për transferimin e radhës! Puna, përkushtimi dhe sakrifica shpërblehen gjithmonë kur u besohet talenteve të reja dhe kur ato mbështeten në mënyrë të vazhdueshme drejt avancimit në nivele më të larta në futboll”, shkruhet në postimin e trajnerit kosovar.
Vlera e transferimit të futbollistit kosovar duket se është 2 milionë euro.
Kujtojmë se Polissya dje transferoi edhe lojtarin tjetër nga Kosova, Lindon Emërllahun./Indeksonline/
🟢 Polissya sign Ilir Krasniqi 🇽🇰
— Polissya Zhytomyr EN (@PolissyaEN) December 25, 2025
Zhytomyr-based Polissya have completed the signing of 25-year-old Kosovo international Ilir Krasniqi from Kolos, according to https://t.co/ExQb6KJ9US.
The contract has already been signed
The transfer fee is reported to be around €2 million… pic.twitter.com/n17j5K7NTS

