75 Mall Live Search
17:53 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Batatina: Feronikeli luan fortë, por ne e kemi studiuar mirë

Llapi ka marr kreun e tabelës së Superligës, pasi kanë mposhtur Feronikelin në Drenas me rezultat 1-2.

Trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina është shprehur shumë i lumtur që ka mposhtur kampionin në fuqi.

“Kur luan ndaj kampionit duhet të jesh i kujdesshëm, ata luajnë mirë por ne e kemi studiuar mirë Feronikelin, pastaj kemi punuar edhe në stërvitje për këtë lojë”, tha fillimisht Batatina.

“Në pjesën e parë jemi mbrojtur më shumë, por shënuam gol me një aksion jashtëzakonisht të mirë, kurse në pjesën e dytë tentuam me kundërsulme të dalim shpejtë në sulm, por pranuam gol nga ndërprerjet gjë që kemi punuar shumë për këtë fazë por që Feronikeli ka lojtar të mirë në ajër si Kastriot Rexha”.

“Pas golit të pësuar, Feronikeli doli i tëri në sulm, por ne kemi pasur disa kundërsulme shënuam dy gola por kemi mundur edhe më shumë”.

“Gjithsesi e merituam këtë fitore ndaj skuadrës më të mirë në Kosovë”, përfundoi Batatina.