Batatina flet pas fitores së Liverpoolit: Nëse do i realizonte një ekip i Kosovës 9 gola, dy javë ishin marrë me të

Batatina e komenton edhe fitoren e Liverpoolit: Nëse do i realizonte një ekip i Kosovës 9 gola, dy javë ishin marrë me të
Skuadra e Liverpoolit ka fituar dje me rezultatin e thellë 9:0 ndaj Bournemouth në Premierligë, duke u rikthyer kështu tek triumfi pas humbjes në derbi nga Manchester United.Fitorja e Liverpoolit ndaj Bournemouth me rezultatin e thellë 9:0 ishte temë në mediat më të mëdha botërore.
E këtë fitore e komentoi edhe ‘strategu’ i Llapit, Tahir Batatina, i cili e “lidhi” me Superligën e Kosovës.
Në një postim të ‘GazetaBlic Sport’ ai komentoi:
“Me i pas shënu nëntë gola ndonjë ekip i Kosovës ose me i pranu, dy javë ishin marrë pse ndodhi, si ndodhi, çka ndodhi, etj”, shkroi ai.Kujtojmë se sot ekipi i tij, KF Llapi luan ndaj Prishtinës… dhe nëse i shënon nëntë gola – ne premtojmë se nuk do të merremi dy javë me të.
