75 Mall Live Search
18:42 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / A. A

Batatina i drejtohet llapjanëve: Shumë shpejt Llapi do të jetë klubi më i madh në shqiptari

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka falendëruar tifozët e klubit dhe qytetarët e Podujevës për mbështetjen e vazhdueshme.

Në ditën e fundit të vitit 2020 ai ka kujtuar periudhën e vështirë që ka pasur klubi dhe gjithë bota për shkak të pandemisë Covid-19.

Një premtim interesant Batatina ua ka bërë tifozëve, duke thënë se shumë shpejtë Llapi do të jetë klubi më i madh në shqiptari.

Ky është postimi i plotë i Batatinës:

“Të dashur llapjanë,

Me rastin e përmbylljes së vitit kalendarik 2020, dua t’iu falenderoj për mbështetjen e parezervë, bashkëpunimin e ndërsjelltë si dhe respektin që kishit dhe vazhdoni ta keni për mua.

Ky vit ishte shumë i vështirë shkak pandemia globale COVID-19, e cila na vështirësoi punën dhe takimin me ju në ulëset e stadiumit në të cilin pres të riktheheni nga edicioni pranveror, pasi pa ju unë si trajner dhe skuadra e kemi më të vështirë të luajmë sepse mbështetjen e gjejmë gjithnjë tek ju.

Shpresoj që viti i ri 2021 të jetë vit i sukseseve të përbashkëta, i punës së mirë dhe realizimit të projekteve e synimeve tona. Unë jam krenar që udhëheqi klubin më të madh dhe me traditë në vend, ku shumë shpejt K.F. Llapi do të jetë klubi më i madh në shqiptari.

Urime festat e fundvitit, shëndet e lumturi për të gjithë ju dhe familjet tuaja.

I juaji
Tahir Batatina”