75 Mall Live Search
14:30 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Batatina: I kemi testuar lojtarët, këto janë rezultatet

Dje është shënuar rasti i parë me koronavirus në futbollin e Kosovës, ku sulmuesi i Dritës Mizair Emini ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kjo situatë ka sjellë frikë te skuadrat tjera dhe ndihen të pasigurta pasi që nga e hëna MSH dhe FFK lejuan të zhvillohen stërvitjet grupore.

Llapi ka filluar të marr masat duke i testuar lojtarët, ku fatmirësisht të gjithë kanë dalë negativ.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina.

“Po janë bërë teste për lojtarët dhe të gjithë kanë dalë negativ”, ka thënë trajneri.

“Të gjitha shpenzimet financiare i ka kryer skuadra për të gjithë ata që testohen te Llapi”, ka thënë Batatina.

Rifillimi i sezonit po shihet edhe si një hap i ngutshëm nga ana e Federatës pasi që kushtet nuk janë të nivelit të lartë, sa të merret shembull Gjermania.

Bundesliga ka filluar sezonin e para në Evropë por ka pasur rregulla strikte për lojtarët dhe stafin e skuadrave. /IndeksOnline/