Batatina i kënaqur me skuadrën por jo me referimin

Skuadra e Llapit ka pësuar humbje nga Ballkani në ndeshjen e Superkupës së Kosovës.
Llapjanët humbën me rezultat minimal 1-0, duke mos arritur ta mbronin titullin e vitit të kalauar, shkruan IndeksOnline.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Tahir Batatina, tha se skuadra e tij tregoi karakter dhe është e gatshme për stinorin pranveror, ku thotë se do të luftojnë për një vend që dërgon në garat evropiane dhe te trofetë.
Ai nuk ishte i kënaqur shumë me referimin e ndeshjes, ku pretendon gjyqtari duhej të akordonte penallti për Llapin në fund të ndeshjes.
“Të dyja skuadrat kanë lojtarë që mund t’i zgjidhin problemet brenda fushës. Llapi pavarësisht që luajti ndaj kampionit, tregoi se di të bëj lojë të mirë. Treguam karakter, treguam lojë, treguam se Llapi ka skuadër të fuqishme për stinorin pranveror. Do të luftojmë për vendin që dërgon në garat evropiane, për trofe. Nuk i lejuam hapësira Ballkanit. Shënuan nga ndërprerja. Ishte apo nuk ishte penallti në fund, ajo pjesë nuk më takon mua. Sido që të jetë, djemtë dhanë maksimumin. Ia uroj fitoren Ballkanit. Shpresoj të jemi në treshen e parë të Superligës”, është shprehur Batatina./IndeksOnline/