Batatina i reagon sërish FFK-së: I habitur me veprimet e Salihut, por së shpejti do ti japim përgjigjje

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, insiston se mjetet nga fondi i ndarë nga UEFA për Federatën e Futbollit të Kosovës mund të dedikohen edhe për klube.
Federata e Futbollit e Kosovës sot gjatë ditës ka publikuar një letër të dërguar nga zëvendës drejtori i UEFA’s, Thierry Favre, ku sipas tyre ka sqaruar mënyrën e ndarjes së këtyre fondeve.
Mirëpo, Tahir Batatina ka kërkuar nga FFK që fillimisht të publikojnë edhe letrën e dërguar më 07.05.2020 drejt Favres, që të shihet fillimisht se çfarë është kërkuar.
Tutje, trajneri llapjan është shprehur i habitur se si edhe 4 vite pas pranimit në UEFA, sekretari i FFK’së nuk di të jap një shpjegim për këto mjete. Batatina gjithashtu ka theksuar se kjo temë së shpejti do marrë përgjigje, pasi që do publikohen raportet financiare nga vitet e kaluara.
Postimi i plotë nga Tahir Batatina:
“Ne letrën e dërguar nga zyrtari i UEFA-s, Thierry Favre, shpjegon dedikimin e mjeteve financiare të paraqitura në raportin financiar 2018/19.
Në asnjë fjali të tij nuk thotë se këto mjete nuk mund të dedikohen për klube, por thotë, citoj: nuk do të thotë se mund të përdoren për klube. Pra nuk thotë nuk munden.
Që të marrim përgjigjje në këtë letër, së pari duhet publikuar letra e dërguar nga FFK më 07.05.2020 drejt z. Thierry, të shihet se çka kanë kërkuar nga ai.
Më befason fakti se mu në këtë përgjigje nga UEFA, thuhet se këto mjete dedikohen për zhvillimin e Ligës Kombëtare në fusha të ndryshme.
Pra 4 vite pas pranimit, Sekretari i FFK-së, nuk din të jep një shpjegim se për çka dedikohen mjetet. Edhe kur e merr shpjegimin, mu në këtë letër ka kundërthënie me vetveten, diku përmendet se nuk do të thotë, që i bie se nuk është e ndaluar, e diku thotë se këto mjete janë për mbështetjen e Ligës Kombëtare në fusha tëndryshme.
Po kësaj do t’i japim përgjigjje sëshpejti, me raportin e auditimit financiar të kërkuar nga klubet, ku do t’i publikojmë se ku dhe si janë përdorur këto fonde në vitet 2016/2017, 2017/2018 dhe 2018/2019.
Pa panikë!” .