Batatina i zëshëm në Kuvendin e FFK-së, tregon emrat e delgatëve që përbëjnë konflikt interesi

Është duke u mbajtur Kuvedi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, në të cilin janë duke marrë pjesë gjithësej 55 delegat.
Mirëpo 12 delegatë nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë kuvend zgjedhor për shkak të konfliktit të interesit, sepse janë antarë të komisioneve të FFK-së.
Andaj në këtë kuvend ka folur edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili ka përmendur disa nga emrat që përmbajnë konflikt interesi duke u bazuar në nenin 23, pika 7 të statutit të kësaj federate.
“Muharrem Sahiti nuk mund të jetë delegat sepse është ndihmës trajner i kombëtares dhe kjo është konflikt interesi” tha Batatina.
Po ashtu ai tregoi që edhe Arta Osmani përfaqësuese te femrat nuk mund të jetë delegat për shkak të konfliktit të interesit.
Sipas trajnerit të Llapit për interesa personale FFK-ja po mbahet e ozurpuar./Indeksonline/.
