75 Mall Live Search
14:33 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Batatina: “Informatat për 38,000 eurot nuk i kam marrë unë, por kanë ardhur tek ne”

Çështja e 38,000 eurove që Llapi pretendonte se FFK-ja ia ka dhënë Prishtinës para ndeshjes të së shtunës kanë bërë jehonë të madhe në opinion.

Edhe pse Federata e Futbollit reagoi duke i quajtur shpifje, kjo nuk e ka penguar edhe Feronikelin të reagoi.

Drejtori i Llapit, Tahir Batatina thotë se këto informacione kanë dalë nga zyrtarë të Prishtinës.

 “Informatat i kemi marrë nga disa zyrtare të Prishtinës. Ato nuk i kamë marrë personalisht unë, por kanë ardhur deri te ne. Ne nuk do të ndërmarrim asnjë veprim tjetër pas këtyre akuzave. Do ta presim raportin e plotë për të parë se a janë këto të vërteta apo jo” deklaroi Batatina. /Indeksonline/