Batatina iu premton shumë para lojtarëve nëse e mposhtin Prishtinën

Nesër zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Në “Fadil Vokrri”, Prishtina luan me Llapin, shkruan Indeksonline.
Në një prononcim për Kanal 10, trajneri llapjan, Tahir Batatina iu ka premtuar nga 500 euro lojtarëve nëse arrijnë të kalojnë këtë fazë.
Gjysmëfinalja në mes të Prishtinës po cilësohet si një finale para finales, pasi që në ndeshjen tjetër luajnë të dy skuadrat e Ligës së Parë.
Istogu ose Dukagjini do të jetë kundërshtari i radhës i Llapit nëse arrin ta kaloj Prishtinën. /IndeksOnline/