75 Mall Live Search
10:39 / E Martë, 14 Tetor 2025 / L A

Batatina: Jam i lumtur që Kosovës ia dhurova një super lojtar si Ilir Krasniqi

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Suedisë.

“Dardanët” ia dolën të triumfojnë 1-0 në transfertë dhe të “blindojnë” vendin e dytë në grupin B. Golin vendimtar të këtij takimi e shënoi Fisnik Asllani.

Batatina ka veçuar lojtarin Ilir Krasniqi, të cilin e kishte nën urdhërat tek skuadra e Llapit.

“Jam i lumtur që Kosovës ia dhurova një super lojtar me nivel të lartë. Super paraqitje, Ilir Krasniqi”, ka shkruar Batatina.