15:23 / E Diele, 14 Janar 2024 / Gj. Sh

Batatina: Ka ardhur koha që Llapi ta fitojë titullin e kampionit/ Zbulon projektin e ri për arenën ”Zahir Pajaziti”

Skuadra e Llapit e ka mbyllur sezonin vjeshtor si nënkapion, ku ka grumbulluar 34 pikë, gjashtë më pak se Ballkani që është lider i Suoperligës.

Pasi ka fituar dy herë Kupën e Kosovës dhe është edhe fitues i Superkupës, trajneri i Llapit, Tahir Batatinna në një intervistë për IndeksOnline, ka thënë se tashmë ka ardhur momenti që ta shohim skuadrën e tij ta fitoj titullin e kampionit.

”Mendoj se nëse shohim ecurinë dhe organizimin që ka bërë skuadra e Llapit, duke filluar nga pjesa organizative, infrastruktura sportive, mendoj se janë pjek kushtet dhe është bë një klub që ndoshta me eksperiencën e vet ta fitoj titullin e Kampionit me bagazhin e lojtarëve që ka, do ta kena jo lehtë sepse kena dy rivalë të fortë siç është Drita dhe Ballkani, por mendoj se Llapi ka treguar pjekuri, ka treguar ngritje këto ndeshjet e fundit.;;ka thënë Batatina për IndeksOnline.

Ai ka treguar ekskluzivisht se Stadiumi i Llapit, ”Zahir Pajaziti” shumë shpejt do të merr pamje të re, i cili do të plotësoj standardet më të larta të UEFA-s ku aty mund ti luaj ndeshjet si vendas edhe Përfaqësuesja e Kosovës.

Më poshtë intervista e plotë:

Mos i humb