11:24 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Batatina kërkon gjyqtarë të huaj, por zhveshtoret në stadiumin e Podujevës janë ende në ‘blloka të kuqë’

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina disa herë ka shprehur pakënaqësinë në lidhje me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët kosovarë.

Ai ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës që në 3 javët e fundit të referojnë gjyqtarë të huaj.

Megjithatë kushtet që ofrohen për gjyqtarë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ janë në gjendje jo të mirë.

Dhomat e zhveshjes nuk janë të rregulluara si për gjyqtarë, ashtu edhe për futbollistë por edhe për zyrtarët e ndeshjes e gazetarë. /Indeksonline/