Batatina kujton Vokrrin: Lideri më i madh e më i suksesshmi i Kosovës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar legjendën, Fadil Vokrri, i cili dy vjet më parë ndërroi jetë.
Batatina e quajti Vokrrin si liderin më të madh dhe më të suksesshëm të Kosovës, transmeton Indeksonline.
“Ti sot nuk je në mesin tonë, por ne dhe brezat pas nesh të kujtojnë̈ si ndër njerëzit më të mëdhenj të historisë̈ së kombit shqiptar”, u shpreh ai ndër të tjera në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Sot bëhen dy vjet kur iku në botën e amshueshme legjenda dhe njeriu që mbeti në histori të kombit shqiptar duke qenë futbollisti më i mirë në kohën e tij dhe lideri më i madh e më i suksesshëm i Kosovës, i cili arriti që me punë, profesionalizëm dhe bagazhin që kishte mbi supe të ndërkombëtarizoi futbollin e Kosovës në shtëpitë më të mëdha të futbollit, UEFA e FIFA.
Ti sot nuk je në mesin tonë, por ne dhe brezat pas nesh të kujtojnë si ndër njerëzit më të mëdhenj të historisë së kombit shqiptar.
Në të gjallët duhet të punojmë me nder, krenari dhe profesionalizëm, sepse ashtu dëshironte LEGJENDA, FADIL VOKRRI
T.B