75 Mall Live Search
16:45 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / A. A

Batatina: Llapi do ta dëshmojë që nuk është ‘Ferrari’ por ‘Mercedes’

Llapi arriti çerekfinalen e Kupës së Kosovës pasi eliminoi Ballkanin.

Trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina thotë se ekipi i tij e ka dominuar Ballkanin në çdo aspekt.

“Në pjesën e vazhdimeve lojtarët e Ballkanit më shumë kan nejtë ratë në ‘Dormeo’ se sa që kanë luajtë futboll. Sot nuk ishte ai Ballkani qe e kemi parë më herët, e kemi dominuar në të gjitha aspektet, si fizik dhe taktik. I kena mbulu të gjithë lojtarët që kanë cilësi si Mirlind Daku si Arbër Hoxha e Ermal Krasniqi. Ata nuk kanë mujtë me bo diferencën ndaj lojtarëve tanë” deklaroi Batatina për Indeksonline.

Kryetrajneri llapjan thotë se Llapi ka zgjidhur problemin më të madh që ka pasur edicionin e kaluar dhe me kohë do ta dëshmojë që nuk është ‘Ferrari’ por ‘Mercedes’.

“Llapi ka pas një problem të jashtëzakonshëm te porta. Mendoj që portieri është në nivelin e duhur na ka ndihmu shumë. Llapi me kohë ju ka tregu që nuk është Ferrari por Mercedes, gradualisht ecim përpara” deklaroi Batatina.

/Indeksonline/