75 Mall Live Search
16:20 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / C E

Batatina: Llapi e kaloi krizën, kam rrezikuar shumë

Llapi u rikthye tek fitorja pasi mposhti 5-0 sot Trepçën ’89.

Pas përfundimit të takimit deklaratë për medie dha edhe trajneri Tahir Batatina, i cili pati shumë fjalë për lojtarët e rinj dhe Llapin në përgjithësi.

“Mendoj që kemi qenë në krizë rezultatesh, por jo në krizë loje. Kemi luajtur mirë, por kemi humbur ndeshjet”

“Si trajner kam rrezikuar me disa ndryshime, pasi që kjo ndeshje ishte jetike”

“I kam dhënë hapësirë lojtarëve të rinj, pasi që nga ardhja ime në Llap i kam dhuruar mundësi talenteve”

“Adonis Aliu dhe Muhamet Hyseni do të jenë e ardhmja e Llapit, teksa pastaj inkuadrova edhe Behramin i cili nuk i ka akoma 18 vjet më bënë të besoj në këtë skuadër”

“Besoj që do rikthehemi dhe do jemi skuadër që lufton e që kërkon më shumë në fushë, shfrytëzuam mungesat e tyre dhe bëmë maksimumin”

“Kampionati është i gjatë, si kemi pasur ne kriza mund ta kenë edhe të tjerat. Ne e patëm atë krizën tonë që gjërat nuk ecën siç duhet”-përfundoi Batatina.