Batatina: Llapi nesër rikthehet në stërvitje, kjo është ideja

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për pezullimin e aktiviteteve sportive si masë parandaluese ndaj virusit Korona, janë klubet që tashmë kanë dërguar në pushim edhe futbollistët duke i ndaluar stërvitjet.
Për 2 javë kampionati mund të jetë i mbyllur, derisa futbollistët duket se për ta mbajtur formën e mirë nuk do të qëndrojnë gjatë të izoluar.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina në një bisedë për Zëri.info ka treguar që Llapi është duke e analizuar situatën e krijuar në vend dhe nga nesër synojnë do t’i nis stërvitjet, por me një program të veçantë.
“Jemi duke e analizuar situatën që nga nesër të fillojmë me stërvitje”, ka thënë fillimisht Batatina, duke njoftuar se ato do të bëhen me një program ndryshe.
“Do t’i ndajmë në grupe lojtarët që mos të kemi ndonjë rrezik, dhe këtë javë më shumë të aplikojmë seanca stërvitore nëpër vende malore apo në vende të hapura ku nuk kemi kontakte me njerëz tjerë”, ka thënë Batatina.