Batatina me veshje sportive të Dortmundit, prezanton trajnerin e ri të Llapit
Llapi ka bërë një përforcim befasues në shtabin teknik. Skuadra e Tahir Batatinës ka angazhuar Burim Zhjeqi si ndihmëstrajner.
Lojtari nuk është i panjohur për publikun llapjan, pasi kur ekipi ishte në kohërat më të vështirë në Ligën e Parë, ai udhëhoqi skuadrën si kapiten.
Sipas faqes së klubit, Burim Zhjeqi do jetë ndihmesë e madhe e skuadrës në vazhdën e kampionatit në rolin e ndihmës-trajnerit. /Indeksonline/