Batatina: Nënshkrimet u mblodhën për të ndryshuar statutin e FFK

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një statusi në Facebook ka thënë se nënshkrimet janë mbledhur për të ndryshuar statutin e KE dhe jo për të shkarkuar Agim Ademin.
Ai ka thënë se kjo iniciativë është bërë pasi në statutin e vjetër pamundësohet zgjedhjet e anëtareve të Komitetit Ekzekutiv.
Ky është postimi i tij:
Nuk ka kurrfar kuvendi te jashtezakonshem vetem perkrahje per ndryshime statutare.
Ti mundesojme Kryetarit votimin e KE te FFK, perndryshe eshte e panundur te votohen anetaret e KE ne Kuvendin e 27.02.2020, me Statutin e vjeter Ku neni 30 pika 2, a) thote se pari votohet kryetari
Pika b ) pastaj votohen anetaret e KE
Pra si mundet te shkohet ne votim pika B Ku thote “pastaj” pa u votu pika A.
Kjo eshte inicjativa e Klubeve per ndryshime Statutare tani te domosdoshme.