11:05 / E Martë, 02 Janar 2024 / Gj. Sh

Batatina: Një ditë do të më besohet drejtimi i Kosovës dhe do ta kualifikoj në Evropian ose Botëror

Tahira Batatina është trajneri i vetëm vendor i cili publikisht ka shprehur kandidaturën për të qënë selektor i Përfaqësues së Kosovës.

”Dardanët” kanë mbetur pa trajner që nga muaji nëntor, ku FFK-ja e ka shkarkuar selektorin Primoz Gliaha.

Batatina në një intervistë për IndeksOnline ka folur për kandidaturën e tij dhe ka treguar a ka pasur kontakte me krerët e FFK-së.

Ai ka thënë se një ditë do ti besohet drejtimi i Kosovës dhe beson se mund ta kualifikoj në Kampionat Evropian ose Botëror.

”Dëshira ime, kandidatura për selektor të Kosovës ka qënë tu bazu në lojtarët që ka Kosova, a do të jetë në këtë kampionat botëror apo evropian apo në tjetrin, Batatinës një ditë do t’i besohet kombëtarja e Kosovës.” ka thënë Batatina për IndeksOnline.

Më poshtë intervista e plotë: