Batatina ofron 100 mijë franga premi që Llapi të bëhet kampion
Skuadra e Llapit është duke luftuar fuqishëm për të fituar titullin e parë kampion në Superligë.
Pas fitores 1-0 ndaj Kekut në Obiliq, llapjanët janë afruar në vetëm 2 pikë diferencë me liderin Feronikeli.
Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që kryetari i Llapit, Beqir Batatina i ka premtuar futbollistëve që në rast se bëhen kampion do të ofroj premi prej 100 mijë frangave zvicerane.
Kreytari i ri i zgjedhur në nëntor të vitit 2018, është vëllau i trajnerit Tahir Batatina. /Indeksonline/