Batatina: Pa Llapin nuk ka Superligë të fortë e cilësore

Trajneri i Llapit, Tahiri Batatina i uron futbollistët e tij për lojën e treguar në kampionatin vjeshtor dhe thotë se ai pranveror do të jetë i tyre.
Madje Batatina thotë se pa Llapin e fortë nuk do të ketë Superligë të fortë e cilësore, shkruan IndeksOnline
Përmes një postimi në ‘Facebook’ ai ka motivuar futbollistët për pjesën e dytë të sezonit që fillon me 13 shkurt e përfundon me 30 maj.