75 Mall Live Search
11:40 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / L A

Batatina pajiset me një nga licensat më profi në futboll

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka marrë licensën më të lartë që i jepet një trajneri.

Batatina, është pajisur me licensën PRO, e cila është më e larta që mund të marrë një trajner nga UEFA-ja, ku përveç tij u licensuan edhe Ramiz Krasniqi, Armend Dallku dhe Tahir Lushtaku.

Për këtë ka reaguar edhe klubi i tij, Llapi në një postim në Facebook, ku uron Batatinën për marrjen e kësaj license.

Trajneri kosovar, pranoi licensën në Tiranë nga presidenti i FSHF-së dhe zv.presidenti i UEFA-së, Armando Duka./IndeksOnline/