16:34 / E Diele, 17 Prill 2022 / C E

Batatina pas fitores ndaj Dritës: Supa e peshkut qenka më e lehtë se e pulës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vazhduar me deklarata interesante.

Pasi e eliminoi Prishtinën nga Kupa dhe siguroi kalimin për në finalen e madhe, Batatina e kishte krahasuar kundërshtarin dhe lojën të lehtë si një supë pule.

Trajneri i skuadrës nga Podujeva një deklaratë të ngjashme e ka bërë edhe sot, pas fitores 1:0 ndaj Dritës në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.

Kam menduar se supa e pulës është e lehtë, por e peshkut qenka edhe më e lehtë”, tha Batatina.

Tutje trajneri i llapjanëve tha se skuadra e tij e synon pozitën e dytë në tabelë.

Llapi e dëshiron pozitën e dytë. Nuk kënaqemi pa qenë kampion, nënkampion ose pa e fituar Kupën”, shtoi Batatina.