75 Mall Live Search
16:27 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / Gj. Sh

Batatina pas humbjes nga Dukagjini: Dita më e keqe e Llapit

Skuadra e Llapit po kalon në një krizë të madhe rezultatesh këtë sezon.

Bardhekaltërit sot janë mposhtur nga skuadra e Dukagjinit me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Përveç humbjes, Llapi në këtë përballje kishte humbur edhe dy penalltin, të cilat janë pritur nga portieri kundërshtar Kenan Haxhihamza.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili e cilësoi si ditën më të keqe të skuadrës së tij.

“Unë mendoj që pjesën e parë kishim 5-6 raste. Është dashur që në pjesën e parë të realizojmë. Nuk i shfrytëzuam rastet e qindpërqindta. Kur nuk i shënon dy penallti, nuk mundesh me marrë rezultat pozitiv. Djemtë dhanë maksimumin, por nuk shënuan. Ka qenë dita më e keqe e Llapit. Besoj që rastet e humbura, pra penalltitë e humbura, ndikuan në humbje”, ka deklaruar batatina pas ndeshjes./IndeksOnline/