Batatina për humbjen e Kosovës ndaj Zvicrës: Nuk ishte analizuar mirë kundërshtari, vendosja taktike ishte e gabuar

Kosova u mpsohtë mbrëmë 4-0 nga Zvicra, në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.
Në një intervistë për IndeksOnline, trajneri i njohur Kosovar, Tahir Batatina ka deklaurar se kjo humbje ka ardhur pasi Kosova dhe selektori Franco Foda nuk e kanë analizuar mirë kombëtaren e Zvicrës dhe se vendosja taktike ishte jo e mirë.
”Nuk është analizuar mirë kombëtarja e Zvicrës, në momentin qe luan në kualifikime duhet të analizohet në detaje e sidomos një kombëtare siç është Zvicra, tu e ditë që ka futbollistë kualitativ. Vendosja e skuadrës sonë në fushë lënë shumë për të dëshiruar, pjesa taktike dhe vendosja e formacionit, Mendoj se aty ishte problemi kryesor që Kosova ka pësuar gola të lehta.
Nuk muj me thonë që problemi qëndroi te futbollistët, por vendosja taktike ka qenë gabim në fushë dhe në moment që nuk vendosesh mirë kundër një kombëtareje si Zvicra, duhet të kesh më shumë detyra defensive, të kërkosh të marrësh një rezultat ma të ngushtë. Kualifikimet në Botëror shpesh herë varen nga një gol, e me një gol më shumë e humb mundësinë e kualifikimit. Në momentin qe merr katër gola nuk mund të arsyetohet me asgjë. Dihet që një lojtar si Xhaka nuk lejohet të ketë posedimin e topit dhe të kontrollojë mesin e fushës e të bëjë pasimin në thellësi kur ai dëshiron. Kjo ka qenë ndoshta një prej analizave të dështuara që i ka marrë selektori me stafin e vet.’‘, deklaroi Batatina.
Trajneri i Llapit, po ashtu tha se një tjetër problem në ndeshjen e mbrëmshme ishin mungesat e Edon Zhegrovës, Milot Rashicës dhe Bersant Celinës.
”Mungesat ishin një tjetër problem, pasi Kosova nuk duhet të jetë në përbërje pa Zhegrovën, pa Rashicën e pa Celinën, i cili nuk është ftuar dhe Kosova nuk ka profil të atij lojtari.
Unë mendoj që Zhegrova ka qenë periudha e shkurtë e transferimit te Juventusi dhe periudha shumë e shkurtë e testeve fizike dhe mjekësore, ka pasur ngarkesë të madhe, ata që janë profesionistë e dinë që testet janë të vështira, ndoshta kontrollohen në detaje. Mendoj se është një zbrazëti e madhe pasi një lojtar si Zhegrova nuk mund e zëvendëson askush por edhe mos ftesa e Milot Rashicës dhe Bersant Celinës, janë një problem tjetër, pasi kalibri dhe niveli i tyre ku luajnë dhe të mos ftohen te kombëtarja është vetëm forma si qaset trajneri ndaj tyre, pasi ka pasur futbollistë që nuk luajnë me skuadrat e tyre as 30 minuta dhe janë titullar te Kosova.”, u shpreh Batatina për IndeksOnline.